Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka marrë pjesë në maratonë e Mesdheut në Bari. Veliaj thotë se këtë vit kjo maratonë i dedikohej vëllazërisë me Shqipërinë, vit ku Tirana është qytet evropian i Sportit.
Veliaj i ka shprehur mirënjohjen kryetarit Antonio Decaros, për të cilin kryebashkiaku ka ndarë vlerësim dhe e ka konsideruar mik të shqiptarëve. Ai u shpreh se pas pak javësh Decaro do të jetë në Tiranë.
Sot vrapova në Maratonën e Mesdheut në Bari që këtë vit i dedikohej vëllazërisë me Shqipërinë- vit kur Tirana është Qyteti Europian i Sportit!
Mirënjohje kryetarit @antonio_decaro, progresist, modernizues dhe një mik i shkëlqyer i shqiptarëve! Do ta mikpresim në Tiranë pas pak javësh, por nuk do ta lodhim me një maratonë tjetër!”- shkruan Veliaj.