Lideri i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se është koincidencë fakti që protesta kombëtare e opozitës dhe vendimin i gjykatës për fatin e PD-së do zhvillohen në një ditë, më 3 mars.
Berisha theksoi se protesta, të cilën e konsideroi si gjigande, ka lidhje vetëm me Ramën dhe s’ka punë fare me gjykatën.
“S’kemi punë fare me Gjykatën. Protesta nuk ka lidhje me Gjykatën, e kemi me Ramën.
Një protestë gjigande s’merret me gjykatën, e kemi me Edi Ramën, jemi kundra Ramës. Ra si koincidencë, por nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën”, u shpreh Berisha.