Një top misterioz hekuri është zbuluar në Japoni, në brigjet e saj në Paqësor. Sfera kë një diametër prej 1 metër e gjysmë dhe nuk dihet origjina e saj. Autoritetet nuk kanë asnjë mendim se çfarë mund të jetë, por sigurojnë se ajo nuk do të shpërthejë.
Kontrollet e ekspertëve që kanë përdorur dhe teknologji me rreze X, kanë përjashtuar pistën se bëhet fjalë për një minë. Sfera është plotësisht bosh nga brenda. Topi metalik misterioz me ngjyrë ndryshku ka tërhequr edhe vëmendjen e banorëve lokalë në qytetin Hamamatsu, të cilët nuk janë frenuar në spekulime.
Disa shfrenojnë imagjinatën dhe mendojnë se mund të jetë “një top i rënë nga hapësira” apo “një vezë e ndonjë përbindëshi”.
Ka edhe nga ata që thonë se i përngjan sferës së rënë nga qielli të pasqyruar në serialin vizatimor Dragon Ball, por nuk mungojnë dhe ata që mbështesin teorinë se bëhet fjalë për UFO.
Megjithatë, pista më e besueshëm deri më tani është se objekti misterioz mund të jetë thjeshtë një bovë që vendoset në det ose liqen, zakonisht jo shumë larg bregut, si shenjë paralajmëruese ose si mbështetje ku lidhen përkohësisht anijet. Autoritetet lokale kanë njoftuar se sfera do të zhvendoset nga aty së shpejti.