Kryeministri Edi Rama ka ndarë një performancë të veçantë japoneze me këngën shqiptare ‘Perëndeshë e bukurisë’ në kuadër të vizitës së tij në Tokio

Në kuadër të 42-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike, Rama ndodhet në Japoni së bashku me disa nga ministret.

Kujtojmë se Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij japonez, Fumio Kishida kanë zhvilluar një konferencë të përbashkët për mediat. Rama ftoi kryeministrin japonez që në të ardhmen të vizitojë Shqipërinë ndërsa dha lajmin se së shpejti Japonia do të dërgojë një të dërguar special posaçëm për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Vizita disa ditore e kryeministrit Edi Rama në Japoni vjen në kuadër të 42 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.