Në 3 mars, Gjykata e Apelit do të vendosë për vulën e Partisë Demokratike e ku njëkohësisht do të mësohet edhe “fati” politik i Sali Berishës. Në të njëjtën ditë, Berisha ka thirrur protestën e radhës kombëtare, sic e cilëson ai. Vendimi për mbajtjen e një proteste në ditën kur drejtësia po merr një vendim të rëndësishëm, për një çështje që është zvarritur prej më shumë se një viti, shihet si një presion nga ana e Berishës.

Kujtojmë se përpos kësaj, djali i Berishës, Shkëlzeni u paraqit disa ditë më parë para prokurorëve të SPAK për të dhënë përgjigje per rreth 1 ore e 30 minuta për lidhjen e tij me tragjedinë e Gërdecit, ku humbën jetën 26 qytetarë të pafajshëm.

“3 Marsi është dita në të cilën ne bëjmë betejë për të ardhmen tonë, për fëmijët tanë”, është shprehur Berisha në protestën e mbajtur ditën e sotme para Parlamentit, por është më se e qartë që ai mendon vetëm për hallet e tij pesonale, por jo të shqiptarve.

Kjo është protesta e katërt radhazi e Sali Berishës në atë që pretendon se është “Revolucion” për rrëzimin e qeverisë Rama, një revolucion që duket se do të zgjasë deri në 10 vite.

IMG_0540