Seria e fjalimeve në protestën e opozitës sot nisi me atë të kandidatit të Sali Berishës për Tiranën. Por, Belind Këlliçi befasoi jo pak demokratët kur deklaroi se sot Tirana është më e gjallë dhe më e bukur se kurrë, duke lavdëruar në fakt punën që ka bërë këto vite kryebashkiaku Erion Veliaj.

“Në 103-vjetorin e saj si kryeqytet, Tirana sot është më e gjallë, më e shndritshme, më e bukur se kurrë”, tha Këlliçi.