Përpjekja e sforcuar e Sali Berishës për t’i imponuar Kuvendit agjendën dhe rendin e ditës pa pasur me vete forcën e kartonit, por një çetë deputetësh që i shkojnë nga pas e bëjnë zhurmuesin, po prodhon skena e personazhe qesharakë në Kuvend.

Një i tillë u shfaq edhe Belind Këlliçi në seancën e fundit plenare. Kur Doktorit i fikën mikrofonin e foltores dhe u përpoq të hyjë në Facebook për të komunikuar me qytetarët, me Albana Vokshin të përjashtuar s’kishte kush e orientonte.

Pavarësisht se Berisha sot ka hapur edhe TikTok, ai ende s’ka perfeksionuar Facebook-un dhe sidomos lidhjet live në të, që përdor zakonisht.

Këtë herë, kameramanin në sallën e Kuvendit e bëri Belind Këlliçi. Deputeti-kandidat për kryetar bashkie në Tiranë. Ky është kandidati me të cilin opozita synon të fitojë kryeqytetin, kameraman i Berishës.

Ndoshta kështu premton që të jetë edhe në zyrën e Bashkisë, kameraman, apo më keq akoma nën urdhrat e Berishës, gjatë qeverisjes së të cilit dihet se cili ishte zhvillimi i Tiranës dhe nuk ka nevojë për më shumë koment./ Voxnews.al