Opozita sot proteston para kryeministrisë. Ka qenë thirrja e kreut të PD-së, Sali Berisha, për t’u ngritur në këmbë përballë Edi Ramës dhe skandaleve të fundit.
Ndërkohë që Berisha flet për një uragan, që do të vërshojë sot në Tiranë, Partisë e Lirisë dhe Ilir Meta, duket se nuk e kanë seriozisht këtë lëvizje.
Ata kanë shpërndarë për mediat një video “TikTok”-u, duke imituar një nga skenat e “Big Brother VIP Albania”, që është një reality show.
“Qytetarët kanë vendosur: Rama largohet si kryeministër”, dëgjohet të thotë vajza në video, a thua se skandalet dhe problemet e qytetarëve janë një show dhe jo një e vërtetë e madhe.
@partiaelirise Qytetarët kanë vendosur: Rama largohet si kryeministër. #pl #partiaelirise #albania #tirana #bigbrother #bigbrothervipalbania #ndryshimmecdocmim #protesto #fyp #11shkurt #rinia #lri ♬ original sound – partiaelirise