Një agjent i pasurive të paluajtshme në Nju Jork, Eric Goldie, ka publikuar në profilin e tij në Tik Tok një video e cila ka arritur të bëjë xhiron e rrjetit social dhe ka ndezur një diskutim të madh në internet rreth etikës së fluturimit në avion.

Ai tregon momentet kur “lufton” me pasagjerin para tij, për të mbajtur mbyllur dritaren e avionit.

Video në TikTok e Goldie-s tani ka arritur gjashtë milionë shikime. Komentues të shumtë shprehen se janë dakord me mendimin e tik tokerit, se dritaret duhet të mbahen të mbyllura gjatë fluturimit në avion.

Ju si mendoni dhe a keni pasur eksperienca të tilla?