Të paktën 500 persona kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë janë plagosur si pasojë e tërmetit shkatërrues me magnitudë 7,8 e shkallës Rihter që goditi mëngjesin e sotëm rajonet jugore të Turqisë dhe rajonet kufitare veriore të Sirisë.
Epiqendra e tërmetit u regjistrua në qarkun Pazarcık, në qytetin Kahramanmaraş, ndërkaq pasuan 42 pasgoditje, më e forta prej të cilave ishte 6,6 ballë e shkallës Rihter.
Tërmeti është ndjerë edhe në Sirinë fqinje, veçanërisht në qytetet Idlib, Halep, Hama, Latakia dhe Raka, ku janë shembur ndërtesa të shumta.
Dhjetëra ndërtesa u shkatërruan gjithashtu nga tërmeti. Kjo është një video e publikuar në Twitter nga mediat turke, që tregon momentet e frikshme kur një godinë shembet nga tërmeti.