Benfica po përjeton një periudhë absolutisht pozitive, pasi fitoi ndeshjen e parë të 1/8 finale të Ligës së Kampionëve kundër Bruges dhe është në krye të renditjes së Portugalisë me +8 pikë nga Porto e vendit të dytë. Skuadra portugeze e vazhdoi këtë seri pozitive duke fituar si mysafire ndaj Vizela 2-0.
Një ndeshje pra që i dha Benfica tri pikë të tjera, por që u shënjua nga një episod absolutisht i veçantë. Roger Schmidt, trajneri i kryesuesve, në minutat e fundit të ndeshjes u godit nga një shishe me ujë, e hedhur nga tribuna.
Një gjest që Schmidt nuk mund ta toleronte dhe pranonte, ndaj për këtë arsye reagoi instinktivisht. Trajneri i Benfica e mori atë shishe nga drejtkëndëshi i gjelbër dhe e hodho përsëri në tribunë, andej nga erdhi. Një reagim që tërboi turmën vendase në tribunën e tij pas stolit.
Arbitri Almeida shikoi gjithçka dhe ndërsa i gjithë stafi teknik përpiqej të qetësonte zemërimin e Schimdt, arbitri i afrohet trajnerit të Benfica, e thërriti pranë vetes me tone të larta për habinë e të gjithëve. Të dy shikojnë njëri-tjetrin derisa Almeida nxjerr kartonin e kuq dhe e përjashton. Schmidt i thotë diçka, por është i vetëdijshëm se ka gabuar.
Përpara se të hyjë në tunelin e dhomave të zhveshjes, trajneri i Benfica përplaset sërish me tifozët vendas. Një përplasje e fortë verbale që sheh Schmidt të reagojë sërish duke provokuar turmën vendase. Kamerat e kapën trajnerin duke imituar gjestin 2-0 ndaj tifozëve, ose më saktë rezultatin final që po “piqej” në fushë. Gjithashtu në këtë rast, në fushë bie gjithçka, madje edhe çakmakët.
Në konferencën për shtyp, më vonë Schmidt do të thotë se ka gabuar: “Kam reaguar ndaj disa provokimeve të tifozëve që ishin pas meje. Nuk lejohet, prandaj e pranoj kartonin e kuq”.
Schmidt tani rrezikon të humbasë më shumë se dy ndeshje të kampionatit pezullim, edhe nëse për momentin e gjithë vëmendja e tij është e përqendruar te kthimi kundër Brugges, i cili mund t’i japë vërtet mundësinë portugezit për të hyrë në çerekfinale dhe për të ëndërruar. Objektivi numër një i Schimdt është të fshijë përfundimisht “mallkimin evropian të Bela Guttmann”.
Adoro o Schmidt ❤️ pic.twitter.com/MDYCjzezrD
— Rui Costa do Azeite (@rcostadoazeite) February 25, 2023