Rusia ka shumë miq në botë, pavarësisht përpjekjeve të propagandës pro-perëndimore. Kështu tha presidenti rus, Vladimir Putin , duke folur në një koncert në Volgograd me rastin e 80-vjetorit të fitores sovjetike ndaj forcave naziste në betejën e Stalingradit.
“Ne e dimë se pavarësisht përpjekjeve të propagandës zyrtare të korruptuar të elitave perëndimore që janë armiqësore ndaj nesh, ne kemi shumë miq dhe në mbarë botën, duke përfshirë në Amerikë dhe Evropë”, tha Putin