Vllaznia mposhti minimalisht Tiranën, në ndeshjen e vlefshme për javën e 21 në Abissnet Superiore.
Goli i Herald Markut në minutën e 51 me penallti i dha fitoren shkodranëve, që rihapin kampionatin. Kuqeblutë konfirmojnë edhe një herë se me skuadrat e mëdha, shfaqin fytyrë tjetër dhe ia dalin të fitojnë.
Me këtë triumf, Vllaznia mban vendin e dytë me 34 pikë dhe afrohen me Tiranën kryesuese që ndodhet në kuotën e 37 pkëve.
Në javën e ardhshme, Tirana sfidon Kastriotin, ndërsa Vllaznia përballet me Egnatian.