Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është vënë në qendër të kritikave nga opozita serbe pasi pritet të dekorojë ish të dërguarin e posaçëm për dialog në Kosovë e Serbi, Richard Grenell.
Sipas mediave serbe, Vuçiç do e dekorojë me ‘Urdhër të Flamurit Serb’.
Nderimi për Grenellin po bëhet për shërbime të dalluara në zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit paqësor dhe marrëdhënieve miqësore ndërmjet Republikës së Serbisë dhe SHBA-së.
Mirëpo, kjo gjë në Serbi po shihet si veprim “fëmijëror” i Vuçiçit.
Biljana Stojkoviq, profesoreshë në Universitetin e Beogradit dhe kryetare e partisë Zajedno, thotë përDanas është mjaft e varfër dhe foshnjore për të kuptuar se çfarë përfaqësojnë dekoratat dhe cilat duhet të jenë arsyet për dhënien e njëfarë mirënjohjeje.
Aris Movsesijan, ish-kryetar i Partisë së Re, thotë për Danas se lajmi i mirë është se presidenti Aleksandar Vuçiq të paktën ndonjëherë bën punën e tij.
Edhe analistë të tjerë kanë komentuar duke thënë se Grenelli do ta ketë tashmë derën të mbyllur