Kryeministri Edi Rama dhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka gjatë vizitës në Malin e Zi në kuadër të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive u takuan me kryetarin e komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj. Në një postim në rrjetet sociale ministrja Xhaçka ndau momente nga takimi.

“Me Nik Gjeloshaj, një model qeverisje vendore i bazuar tek puna e shërbimi ndaj komunitetit dhe forcimi i bashkëpunimit ndëretnik për të cilin Tuzi ka nevojë. I uroj fitore në 5 mars dhe mezi pres të punojmë ngushtësisht së bashku për të thelluar bashkëpunimim ndërkufituar e për të çuar përpara projektet e përbashkëta”, tha Xhaçka.

Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Malit të Zi zhvilluan sot një mbledhje të përbashkët, në ndërtesën e re të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi (CANU), në Podgoricë.