Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka mbajti fjalën e saj në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Ajo deklaroi se Shqipëria mbështet rezolutën për paqe në Ukrainë.
“Ishte një pushtim i paprovokuar, i paligjshëm, pushtim kriminal i një vendi. Ishte mbi të gjitha një akt sulmi që shkelte qartë Kartën e OKB-së dhe të drejtën ndërkombëtare,” – u shpreh ministrja. Xhaçka tha se në një kohë kur shumica e botës priste që pushtimi të kishte sukses brenda pak ditësh, ushtria ukrainase tregoi forcën e saj përballë ushtrisë së dobët ruse.
“Ne besojmë se kjo Asamble duhet të votojë në mbështetje të kësaj rezolute dhe të bëjë të qartë mbështetjen për një paqe të drejtë në Ukrainë në përputhje me parimet e Kartës së OKB-së, e cila duhet të garantojë sovranitetin, pavarësinë, unitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht, që shtrihen në ujërat e saj territoriale,” – deklaroi Xhaçka.