Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ndodhet në Mynih në kuadër të Konferencës së Sigurisë.

Ajo ndau sot një foto me ministret e Punëve të Jashtme të disa vendeve.

Xhaçka theksoi se Politika e Jashtme Feministe është në mbështetje dhe fuqizimin e grave dhe vajzave në Afganistan dhe Iran.

“Dita e dytë e Konferencës së Sigurisë në Mynih nis mbarë këtë mëngjes me Politikën e Jashtme Feministe në rrugën e saj për mbështetje dhe fuqizimin e grave dhe vajzave në Afganistan dhe Iran”, shkruan Xhaçka.

Dje pasdite Xhaçka zhvilloi në Mynih një takim me Sekretarin britanik të Shtetit për Punët e Jashtme, Komonuelthin dhe Çështjet e Zhvillimit, James Cleverly.