Eduard Zaloshnja e konsideroi të ulët numrin e pjesëmarrësve në protestën e sotme thirrur nga Sali Berisha.
“Cdo llogaritje në protestë duhet parë në këndvështrimin sa njerëz përfaqësojnë këta protestues. Sot maksimumi kanë qenë 10 mije protestues në shesh. Mënyra më e saktë mund të llogaritet me google earth.
Me nje foto nga sateliti ndahet cdo segment i bulevardit dhe marzhi i gabimit është shume pak. 1.2% e atyre qe votojne ka qenë sot në protestë.
Nëse nuk të vijnë votuesit e tu s’mund të presësh nga elektorati gri. Në kushte normale, mund të pritej të dilnin 80 mijë vetë. Faktikisht dolën 1.2 % e të gjithë atyre që kanë votuar për të gjitha partitë opozitare. Numrat nuk kanë vlerë nëse nuk i ve në kontekstin e cfarë përfaqësojnë ato vlera. Përfaqësimi ishte shumë i vogël. Nga 15% që mendohej se do ishte maksimumi, sot ishin 1.2%.” u shpreh Zaloshnja.
“Në zgjedhjet e fundit parlamentare, votuan 1 milion e 660 mijë shqiptarë. Dicka më pak se gjysma e tyre (rreth 800 mijë) votuan për partitë e ndryshme opozitare (PD, LSI, PDIU, PAA, PR, PBDNJ, PDK, BD, Vetëvendosje, etj.).
Ne protestën e sotme, ku u paralajmërua se do të mblidheshin në bulevard deri në 100 mijë opozitarë (1/8 e atyre që votuan partitë e ndryshme opozitare), duket se janë mbledhur maksimumi vetëm 10 mijë opozitarë (1/80 e atyre që votuan partitë e ndryshme opozitare).
Logaritjet për pjesmarrjen e sotme i kam bërë afërsisht me pamjet nga lart me dron (jo me Google Earth Pro), por marzhi gabimit në këto llogaritje nuk besoj se është më shumë se plus/minus 1 mijë.” thekson Zaloshnja.