Bledi Mane la me dëshirë shtpinë mbrëmë në prime, sipas tij nuk donte të hynte në mes të ciftit dhe nuk do donte ndarjen e tyre. Ndërsa sot u largua Valbona, e cila mësohet se ka motrën në gjendje të rëndë shëndetësore dhe u largua përfundimisht nga shtëpia.
I gjendur në një situatë aspak të zakontë, produksioni është në hall dhe duhet t’ë gjejë një banor të ri të fortë për të ndryshuar dinamikën në shtëpi. Nga ajo që mësojmë, të shtunën do futet modelja e njohur Erjola Doci e cila njihet për deklaratat e saj që janë bërë virale në rrjet.
Bëhet fjalë për modelen që harxhon vetëm 2 mijë euro në muaj për krehërin e famshëm e për të mos folur pastaj për kremrat dhe shërbimet e tjera. Por Erjola s’do jetë banorja e vetme që do hyjë si banore, pritet të ketë edhe hyrje të reja, që do zbulohen ditët në vijim.