Presidenti Volodymyr Zelensky tha se ai nuk ishte ftuar në Poloni, kjo pasi u komentua gjatë mundësia e takimit të tij me presidentin amerikan Joe Biden. Zelensky e tha këtë gjatë një konference për shtyp me presidentin austriak Alexander van der Bellen në Kiev, duke iu përgjigjur një pyetjeje nga një korrespondent i Ukrinform në lidhje me raportet në shtypin polak për një takim të mundshëm me liderin amerikan në Poloni.
“Sa i përket presidentit të SHBA-së, unë nuk kam qenë i ftuar në Poloni,” tha Zelensky.