Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të jetë sot në Bruksel për herë të parë që nga fillimi i pushtimit rus një vit më parë, për të folur personalisht me krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së, të cilët po takohen për një Këshill të jashtëzakonshëm Evropian të fokusuar në çështjet ekonomike dhe të migracionit.
Në kuadër të samitit, Zelensky ishte dje në Londër ku u takua me Rishi Sunak dhe më pas në Paris, ku takoi Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz. Por ajo që ka rënë në sy është fakti se kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni pavarësisht se ishte në Bruksel, nuk ishte e ftuar në darkën që u mbajt mes Zelenskyt, Macron dhe Shcolz.
Ssnjë prej liderve nuk e njoftoi për këtë takim edhe të hënën e kaluar kur patën një bisedë telefonike. Tashmë Zelensky duhet të takohet në mënyrë dy palëshe me kryeministren italiane.
Mësohet që gjatë samitit të vendeve të BE-së Zelensky do t’u kërkojë liderëve evropianë t’i furnizojnë me avionë për ta ndihmuar atë të mbrohet kundër Rusisë. Udhëheqësit në konkluzionet që do të nxjerrin, do të mirëpresin përparimin e bërë nga Ukraina në reformat e bëra në kuadër të procesit të pranimit në BE dhe do të synojnë të miratojnë një paketë të dhjetë sanksionesh kundër Rusisë deri më 24 shkurt.