Duke iu referuar akuzave të opozitës për McGionigal, Kryeministri Rama tha sot se është e vërtetë që përmendet 14 herë emri i tij në aktakuzën amerikane por s’ka asgjë komprometuese.
“Përsëritet si në jerm ditë natë fjalia Kryeministri është përmendur 14 herë në aktakuzë thua se po flitet për 14 akuza. Po aktakuza ccfarë thotë vetë në këto 14 pika: Personi B operaonte si këshilltar jo zyrtar i Kryeministrit. Po e vërtetë, ishte. Ku është komprometimi këtu?
Përmendet sërish kur McGonigal i tha Ramës që të kishte kujdes me kompanitë ruse kur bëhej fjalë për licencat e naftës. Ku është komprometimi këtu? Flitet për dhurata. Ku është komprometimi këtu?
Hera e pestë ku përmendet emri im është fakti që një udhëtim të shtatorit McGonigal nuk e ka deklaruar marrëdhënien me Kryeministrin Rama. Ku është komprometimi këtu.
Hera e gjashtë: I pandehuri McGonigal u takua me Kryeministirn Rama në Shqipëri. Ku është krimi dhe kompromentimi këtu? Aktakuza nuk flet për asnjë bisedë. Aktuakuza thotë këto që po them unë.
Hera e shtatë: Në nëntor 20, 2017 McGonigal u takua me Kryeministrin shqiptar në Shqipëri. Po shumë e saktë. Po ku është komprometimi këtu?
Hera e tetë: McGonigal e njoftoi Departamentin e Drejtësisë dhe që një qytetar amerikan për një parti që është lobuar.
Unë personalisht e kam mësuar si fakt pikërisht nga leximi i aktakuzës. Shefit i FBI nuk ia kam kërkuar kurrë jo se nuk do të doja por se e di mirë kufirin etik mes pozicionit të Kryeministrit dhe zyrtarëve të tjerë të qeverive të tjera. Por sidoqoftë? Ku është komprometimi këtu?
E shikoni super fuqinë e botës si një byrektore. Çfarë kujtoni ju se është Departamenti i Shtetit”, tha Rama.
Pika e nëntë: Hëngri darkë me Ktryeministrin. Po e vërtetë, dhe më ka ftuar ai mua. Dhe ku është kompromentimi këtu.
Hera e dhjetë: I akuzuari nuk raportoi takimet dhe udhëtimet. Këtu flitet për të akuzuarin që nuk ka bërë sipas ligjeve detyrën e tij. Ku hyn këtu krimi dhe komprometimi im.