Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas zyrtarizimit të 16 kandidatëve të PD në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së drejtuar nga Enkelejd Alibeaj.

Bardhi tha pas mbledhje së Kryesisë së ai nuk është dakord që PD të dalë me kandidatë në të gjitha bashkitë e vendit. Ai tha se ka mbështetur kandidatët që rezultojnë fitues.

“Unë nuk dua të them se kush humbi por dua të sqaroj pozicionin tim në mbledhjen e Kryesisë së partisë. Unë e respektoj dhe do ta zbatoj vendimin.

Qëndrimi im ka qenë që 14 majit nuk duhet të jetë betejë mes demokratëve. Sot PD ka një problem të saj të brendshëm, është ndarë në 2 pjesë dhe rrezikon që një betejë që duhet ta kishim me kundërshtarin rrezikojmë ta kthejmë mes veti. Kam qenë dakord për disa kandidatë që sipas vlerësimeve rrezikon fitues, për disa bashki nuk kam qenë dakord që të kishim kandidat.

Nuk kam qenë dakord që në Tiranë të kishte kandidat nga Partia Demokratike e Shqu0përisë. Kjo nuk i do të thotë se nuk do mbështes kandidaturat zyrtare të PD-së. Por natyrisht që kam qenë se të gjithë demokratët së bashku do të duhet të bënin betejë kundër Erion Veliajt.

Unë bëra thirrja që ne pjesa e përgjegjshme e PD të mos i çonim demokratët në përplasje dhe betejë mes nesh. Është miratuar një numër i caktuar kandidaturash. Disa emra janë tërhequr”, tha Bardhi.