Një debat me tone të larta është zhvilluar mes këngëtarit Luiz Ejlli dhe banorit më të ri të Big Brother, Qetsorit. Debati, i cili nisi për një shprehje italisht, bëri që dy banorët të ngrinin tonet e të hidhnin fjalë të rënda.

Qetsori i kërkoi Luizit të mos komentonte gjërat që lidheshin me familjen e tij. Kjo solli acarimin e Luizi i cili i përsëriste se nuk po fliste për të.

Luizi i tha se nuk e llogarit si banor e sado të përpiqet, Qetsori nuk e arrin dot.

DEBATI:

Luizi: Datat e kalamajve..

Qetsori: Qetësohu!

Luizi: Si the?

Qetsori: Qetësohu kur kapesh në data fëmijësh

Luizi: E tha keq. Isha duke folur me atë.

Qetsori: Fole për gjërat e mia.

Luizi: Jo kurrë në botë.

Qetsori: Ore dëgjon ti?

Luizi: A dëgjon ti?

Qetsori: A të futen fjalët në tru?

Luizi: Po ty, të futen fjalët në vesh?