Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në Rrugën e Arbrit.
Mesohet se si pasojë e lagështirës në rrugë dy automjete janë përplasur me njëri tjetrin në bypass-in e rrugës së Arbrit në fshatin Bastar Murrizë.
Shkak i aksidentit dyshohet se është rruga e ngushtë dhe lageshtia. Fatmirësisht nga përplasja e 2 automjete tip Fuoristradë ka vetëm dëme materiale.
Si pasojë e aksidentit u krijua një varg i gjatë automjetesh të cilat lëviznin në drejtim të Tiranës dhe Dibrës. Ky segment rrugor është bërë disa herë burim aksidenti për shkak të kthesave të forta malore dhe rrugës së ngushtë.