Dalin detaje të reja nga aksidenti i autobusit të linjës së Krrabës, ku shoferi humbi kontrollin dhe për pasojë u plagosën lehtë tre qytetarë.
Sipas burimeve në vendngjarje, të cilat kanë marrë në pyetje shoferin dhe fatorinon e autobusit në fjalë, rezulton se shoferi ka qenë me agjërim dhe nuk është ndjerë mirë. Për pasojë kjo i ka shkaktuar vilani dhe ka humbur kontrollin e mjetit.
Gjithashtu, nga verifikimi që i është kryer dokumentacionit teknik të autobusit, ka rezultuar se çdo gjë ka qenë në përputhje me rregullat, në zbatim të legjislacionit në fuqi. Shoferi i mjetit i është nënshtruar edhe testit të alkolit, çka ka rezultuar pa prani alkooli.
Nga të dhënat e siguruara në terren, automjeti ka qenë duke udhëtuar brenda normave të lejuara të shpetjësisë.
Pasagjerët e dëmtuar lehtë kanë kryer kontrollet e detyeshme në spital dhe më pas janë lënë të lirë për në banesat e tyre, pasi nuk kanë pasur nevojë për trajtime të specializuara.