Aksidenti hekurudhor në Greqi që shkaktoi më shumë se 40 viktima ka shkaktuar revolta të mëdha tek qytetarët. Pas kësaj tragjedie, qytetarë të shumtë kanë protestuar jashtë kompanisë përgjegjëse për mirëmbajtjen e hekurudhave në Greqi.

Gjithashtu protesta u mbajtën në Selanik dhe në qytetin e Larisës, pranë vendit ku ndodhi fatkeqësia. Qeveria, bëri me dije se ngjarja do të hetohet dhe se do të merren masat e domosdoshme për të zbardhur detajet e plota.

Ndërkohë 3 ditë zie kombëtare u shpallën në të gjithë vendin pas ngjarjes së rëndë.