Zbardhen emrat e dy viktimave të aksidentit të djeshëm te Mbikalimi i Saukut.

Përveç shoferit të Audit Q8, Klevis Ruçaj, 20 vjeç, kanë humbur jetën dhe Eriselda Abedini, 22 vjeçe dhe Sikela Përroi, 23 vjece, të dyja banuese në Tiranë.

Vajzat ishin në makinën Audi, me 20-vjeçarin nga Fieri Klevis Ruçaj.

Gazetari Igli Çelmeta raportoi për BalkanWeb se nga hetimi paraprak ka rezultuar se mjeti Audi lëvizte me shpejtësi mbi 260 km/h.

Ndërkohë mësohet se i riu që e drejtonte ishte pajisur me leje drejtimi në vitin 2021, pra në moshën 18-vjeçare dhe kishte marrë disa herë masa administrative nga policia.

Drejtuesi i automjetit me targe AB 008 MJ, shtetasi Klevis Ruçaj, i pajisur me leje drejtimi te kategorise “B”, rezulton se eshte ndeshkuar nga sherbimet e policise rrugore 5 here per shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor, me konkretisht:

• Ne daten 06.09.2022, per parkalim te gabuar.

• Ne daten 07.09.2022, per shkelje te sinjalizimit rrugor.

• Ne daten 15.11.2022, per mos rregullim shpejtesie ne qendrat e banuara (gare shpejtesie).

• Ne daten 09.12.2022, per perdorim celulari.

• Ne daten 27.01.2023, per shkelje te sinjalizimit rrugor dhe i pa pajisur me siguracionin e detyrueshem te mjetot motorrik.