Mbrojtësi i PSG-së, Achraf Hakimi është i akuzuar për sulm seksual kundër një 24-vjeçareje në 25 shkurt. Sipas akuzës që po shqyrtohet nga gjykata në Paris, futbollisti e ka ftuar vajzën në shtëpinë e tij dhe më pas ‘situata ka dalë jashtë kontrollit’.

Versioni i viktimës, e cila është 24 vjeç është dhënë më 26 shkurt. Ajo zgjodhi të deklaronte dhe të tregonte faktet përpara se të bënte ankesën. Ajo deklaroi se më 16 janar filloi të fliste në Instagram me mbrojtësin dhe vetëm natën e 25 shkurtit vendosën të takoheshin.

Gjithçka ka ndodhur në shtëpinë e lojtarit. Ajo shpjegoi se lojtari ishte i vetëm në shtëpi, pasi gruaja e tij ishte në Dubai me pjesën tjetër të familjes. Në deklaratë thuhet se: “Në shtëpinë e futbollistit gjërat dolën jashtë kontrollit. Achraf e puthi në gojë, i ngriti rrobat dhe i puthi gjoksin pavarësisht refuzimit”.

Duhet theksuar se ajo e ka goditur me shkelma në përpjekje për t’i dhënë fund atij episodi. Megjithatë, avokati i lojtarit i mohon të gjitha akuzat. Hakimi është në hetim për rastin në fjalë, me akuzat që janë të forta kundër tij.