Këtë të enjte është mbledhur Kryesia e Partisë Demokratike.
Afati i fundit për dorëzimin e kandidatëve për Këshillat bashkiakë dhe për kryetarët e bashkive është mesnata e datës 27 mars.
Në fokus të mbledhjes është qëndrimi I PD-së për mënyrën se si do të futet në zgjedhjet e 14-majit.
Opsioni i vetëm që është negociuar dhe është në fuqi aktualisht është se përfaqësuesit e Berishës të jenë të përfshirë në listat e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’.
Deri më tani listat e këshillave bashkiakë ende nuk janë publikuar.