Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se procesi i anëtarësimit në NATO të Finlandës dhe Suedisë është një ndër më të shpejtët. Stolenberg u shpreh se ka progres në këtë marrëveshje dhe se shumë shpejt presin bisedimet në Bruksel për marrëveshjen 3-palëshe.
“Përfundimi për këtë proces është përparësi për mua dhe NATO. Ne kemi rënë dakord për bisedime në Bruksel për memorandumin 3 palësh. E kam fjalën këtu për marrëveshjen mes Finlandës, Suedisë dhe Turqisë. Ka ende punë për t’u bërë dhe po bëjmë progres. Ky ka qenë aprovimi më i shpejtë që është bërë për anëtarësimin në NATO. Parlamenti Hungarez ka bërë njoftimin që ta bëjë këtë deri në fund të muajit.”- tha Stoltenberg.