Sali Berisha është paraqitur sot në selinë blu një ditë pasi humbi “vulën” e Partisë Demokratike në Gjykatën e Apelit. Gjykata vendosi të zhbëjë vendimin e Zhukrit duke e çuar edhe njëherë në Gjykatën e Shkallës së parë çështjen.

Teksa është paraqitur në selinë blu një ditë pasi Gjykata e Apelit vendosi të zhbëjë vendimin e Zhukrit, pra të çnjohë 11 dhjetorin, Berisha ka refuzuar të përgjigjet.

I pyetur nga gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku nëse do e lirojë selinë, Berisha nuk i është përgjigjur.