Futbollisti Armando Broja i ka dhuruar një bluzë të veçantë kryeministrit Edi Rama.
Ka qenë vetë Rama, i cili ka ndarë foton e bluzës që Broja i ka dhuruar ndërsa ka edhe një dedikim për kreun e qeverisë.

‘Për Edi Ramën, faleminderit për gjithçka që bëni për shqiptarët’, shkruhet në bluzën që mban mbiemrin e Brojës dhe numrin e sulmuesit të Chelsea.

Në postimin në Facebook, Rama thotë se mezi presin që Broja të kthehet në fushë, pasi ky i fundit mbylli sezonin për shkak të një dëmtimi në gju.

“Rrofsh king dhe mezi presim të kthehesh në fushë”, shkruan Rama.