Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali ka kërkuar që gruaja të lirohet sot nga burgu. Ajo u shpreh se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me avokatin e nënës lehonë ndërsa shtoi se për ngjarjen ka reaguar që dje pasi nuk përdor çështje sensitive si kjo për politikë.
“Së pari dhe mbi të gjitha dua të them që Djana Baçja duhet liruar menjëherë. Gjykatësi që ka marrë kërkesën duhet ta lirojë sot, jo nesër. Unë s’kuptoj se cili prokuror, Gjykatës etj arreston, kërkon ndërrimin e gjobës me burgim për një nënë lehonë. Duhet që institucionet të përshpejtojë procedurat që ajo grua të dalë nga burgu dhe të shkojë te fëmija e saj. S’kemi lënë seancën për të bërë politikë. Unë kam folur me avokatin dhe jam në kontakt të vazhduar. Gratë mbahen më gjatë në burg sesa burrat. Kjo padrejtësi sistemike duhet të adresohet dhe kjo s’bëhet me propagandë bëhet me ligj dhe me ndërgjegjen e atyre prokurorëve dhe gjyqtarëve,”- tha Spiropali.