Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) ka lëshuar një urdhër-arresti për presidentin rus Vladimir Putin.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka mirëpritur vendimin e ICC, duke thënë se diçka e tillë tregon se askush nuk është mbi ligjin.

“Gjykata Ndërkombëtare Penale është institucioni i duhur për të hetuar krimet e luftës.

Është fakt se askush nuk është mbi ligjin dhe kjo është ajo që po bëhet e qartë tani,” tha Scholz në një konferencë të përbashkët shtypi në Tokio me kryeministrin japonez Fumio Kishida.