Hetuesit dyshojnë se është përplasje mes bandave kriminale. Përqendrimet e hetuesve janë fokusuar te grupi i Ervis Martinajt në hakmarrje për vrasjen e Brilant Martinajt në Fushë Krujë.
Ai ka qenë një ndër personat që është kërkuar nga Prokuroria Kurbin për t’u marrë në pyetje lidhur me masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë, për shkak të dyshimeve se ka qenë një nga organizatorët e atentatit.
Po për të njëjtën ngjarje është pyetur edhe Indrit Dokle i cili ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje atentatin dhe më pas është lënë i lirë. Nisur nga kjo, mendohet se e gjitha ka ardhur si pasojë e një përplasjeje mes grupit të tij dhe atij të Ervis Martinajt.