Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla kritikoi opozitën. Ai thotë se ata reagojnë pasi kanë ndodhur ngjarjet për t’i shfrytëzuar politikisht ngjarjes tragjike. Më tej ai shtoi se nëse do ishte miratuar edhe nga opozita kodi rrugor do ishte shmangur aksidenti

“Ju nuk e kuptoni që shqiptarët qeshin me ne kur Albana qan me lot krokodili për një çështje që ne e kemi fajin të gjithë? Përsëritet skenari. Po boll qatë përpara dhe votoni gjërat që bëjnë ne, mos u kompleksoni. Po ta kishim miratuar kodin e rrugores 3 javë më parë, s’do ndodhte ai aksidenti i frikshëm. S’do mbante atë lloj makine ai dhe as do ecte me 80km/h, po ju keni frikë se ju thotë Berisha jeni të shitur. S’është tradhti të punosh në Shqipëri.”- tha Balla

Aksidenti u regjistrua më 9 mars rreth orës 17:40 minuta. Mjeti tip Audi me targa “AB008 MJ” po udhëtonte me shpejtësi mbi limitet e lejuara në nga zona e Shkozës në drejtim të rreth rrotullimit TEG. Drejtuesit i mjetit ‘Audi’ 20 vjeçari, Klevis Ruçaj, në tentativë për të hyrë në rreth rrotullim ka humbur drejtimin, duke goditur barrierën e anësore dhe tejkaluar tej për tej, për të përfunduar në nënkalim. ‘Audi’ fluturoi për disa metra në ajër dhe goditi bordurën që ndanë dy karrexhetat me senset të aksit Tiranë-Elbasan. Nga forca e goditjes, mjeti doli në krahun tjetër dhe përplasi mjetin “Honda” të familjes Kurti. Pasagjeret, Sikela Perroj, 23 vjeçe dhe Erisilda Abedini, 22 vjeçe, nuk mundën t’i mbijetonin plagëve të rënda që morën.