Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave kanë miratuar projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për ndërtimin e urës mbi Bunë. Bëhet fjalë për projektin e urës së Bunës, për të cilën u dakordësua gjatë mbledhjes së qeverisë me atë të Malit të Zi.

Kjo urë do të ndryshojë të gjithë mënyrën e komunikimit midis dy vendeve pasi kanë 34 km plazhe të cilat për ti aksesuar qytetarët duhet të bëjnë rreth 1.5 orë rrugë për 73 km. Ndërkohë që me ndërtimin në urën e Bunës, me 310 metra do të përshkruhet në vetëm 2 minuta.

Ky është një investim që do të bëhet duke i ndarë investimet midis të dy vendeve. Rezulton që investimi të shkojë 1.5 miliardë lekë që do të ndahet 50 me 50.” tha Balluku.