“Big Brother” është një format që ndikon shumë edhe në rrjetet sociale të konkurentëve që bëhen pjesë e tij. Shifrat e ndjekësve të banorëve, ‘kërcejnë’ dita-ditës, në varësi edhe të dinamikave të lojës.
Në një përmbledhje të “Top Albania Radio”, tregohet sesi kanë ndryshuar shifrat e “Instagram”-it për banorët e rinj. Një nga protagonistet kryesore të këtij spektakli është padyshim Olta Gixhari, e cila ka fituar 1 mijë ndjekës në “Instagram”.
Këngëtarja Keisi Medini, ka arritur të fitojë gjithashtu 1 mijë ndjekës. Armaldo Kllogjeri, një nga protagonistët e BBV, duket se ende nuk është pozicionuar në një nga dy grupet dhe strategjia që është duke përdorur e ka trembur edhe vetë atë. Maestro ka arritur të fitojë 1500 ndjekës. Krist Dragoti ka arritur të grumbullojë 1800 ndjekës në llogarinë e tij personale në “Instagram”.
Një banor tjetër që i është bashkuar shtëpisë është edhe aktori i mirë njohur shqiptar Elvis Pupa, i cili nga 125 mijë ndjekës ka shkuar në 128 ndjekës. Banorja tjetër, e cila na suprizoi me hyrjen e saj në shtëpinë më të famshme, ishte edhe Antoneta Koçi.
Ajo ka fituar 4 mijë ndjekës këtë javë.
Kiara Tito pas hapjes së kutinë së Pandorës dhe dasmës së realizuar, ka arritur të marrë shumë pëlqime nga publiku, duke fituar këtë javë 4 mijë ndjekës. Luiz Ejlli këtë javë nga 565 mijë ai ka shkuar 573 mijë, duke fituar plot 8 mijë ndjekës të rinj në “Instagram”.