Barcelona raportohet se synon disa lojtarë të Manchester City për verën. Sa gjasa janë lëvizjet e tyre në Camp Nou? Le të analizojmë raportet më të fundit.
Ilkay Gundogan 65%. Mundësia e afrimit të gjermanit po forcohet. Xavi është shumë i interesuar për 32-vjeçarin, i cili mund të bëhet edhe zëvendësuesi i Sergio Busquets.
Joao Cancelo 40%. Raporti i fundit i Diario Sport pretendon se Barcelona po mendon të kërkojë mbrojtësin e djathtë portugez. Cancelo nuk është në planet e ardhshme të Pep Guardiolës.
Aymeric Laporte 30%. Spanjolli është i gatshëm t’i bashkohet Barcelonës në verë, por katalanasit nuk duken entuziastë për të shpenzuar shumë për një qendërmbrojtës.
Bernardo Silva 25%. Do të ishte shumë e vështirë për Barcelonën të përmbushte kërkesat financiare të portugezit, edhe pse ata janë përpjekur ta nënshkruajnë atë merktaot e kaluara.
Julian Alvarez 15%. Man City tashmë i ka ofruar sulmuesit të tyre të talentuar një kontratë të re. Argjentinasi do të bëhet një lojtar më i rëndësishëm për qytetarët me kalimin e kohës.