Anna Reznik përfundoi shkollën në Britaninë e Madhe dhe i është bashkuar luftës në Ukrainë kundër ushtrisë së Vladimir Putin.
Ajo u rikthye në qytetin e lindjes, Kharkiv, aty është i është bashkuar një grupi ushtarësh të drejtuar nga babai i saj, Ihor 49 vjeç, i cili është komandant dhe i mësoi asaj se si dtë përdorë armët.
“The Sun” intervistoi vajzën në një bunker nëntokësor jashtë qytetit verior, pozicione që goditen shpesh nga bombat ruse edhe pse ndodhen qindra kilometra larg kufirit.
Anna, 25 vjeç, studioi në Kolegjin Lancing në Sussex. Ajo u diplomua në vitin 2017. “Fillimisht ishte e frikshme, por tashmë gjithçka ka ndryshuar. Sapo arrita këtu kuptova që ky ishte vendi im dhe duhet të qëndroja.
Kjo është një periudhë historike për vendin tim”, tha Anna, e cila 13 muaj më parë, kur nisi lufta, po tentonte të merrte një diplomë në Universitetin Amerikan të Parisit.
Nëna e saj dhe tre vëllezërit u larguan nga Ukraina për në Francë, ndërsa ajo dhe babai u bënë pjesë e luftës.
“Disa njerëz mendojnë se unë jam e çmendur. Nëna ime ka qenë kundër vendimit që unë kam marrë. Kemi luftuar shpesh në frontin e luftës pa pasur mundësi të fshihemi. Ne dëgjonim raketat ndërsa vraponim drejt bunkerëve”.