Edhe pse pak ditë më parë Ilir Meta publikoi listën e plotë të partisë së tij për Këshillin Bashkiak të Tiranës, dalja në një koalicion me Berishen po sjell përplasjet e para mes tyre.
Duke folur mbrëmë në RTSH, kandidati i Berishës në Tiranë, Belind Këlliçi, tha se pavarësisht se Ilir Meta ka bërë listën e saj, ajo do të ribëhet nga e para. Sipas tij, pjesën më të madhe të emrave në listë do e ketë Partia Demokratike.
“Partia e Lirisë e ka bërë listën, por për shkak të bashkëpunimit, kjo listë do të ribëhet. Pjesën më të madhe do ta ketë Partia Demokratike”, theksoi Këlliçi.
Kthimi permbys i listes se propozuar nga Ilir Meta pritet të sjellë pakënaqësi të forta mes anëtarësisë së Partisë së Lirisë lidhur me koalicionin me PD. PL ka pranuar kandidaturën e Këlliçit duke shpresuar se do te marrë pjesën me te madhe të tortës në Këshillin Bashkiak. Por, me sa duket Berisha do të marrë nën kontroll edhe listën e emrave të koalicionit për Këshilin Bashkiak.