Trajneri i Paris Saint-Germain, Christophe Galtier dhe këshilltari i futbollit Luis Campos pritet të qëndrojnë në klub, pavarësisht një tjetër largimi të hershëm nga Champions League, sipas një raporti nga Le Parisien.

Pronari i skuadrws, kanw zgjedhur qw tw mbajnw stabilitetin pwr hierarkinw sportive tw skuadrws franceze. Sipas ‘Le Parisien’, vetwm humbja e titullit ‘Ligue 1’ mund t’i kushtojë Galtier dhe Campos punën e tyre. PSG ka një epërsi prej 8 pikësh ndaj rivalëve kryesorë të vendit të dytë, Marseille, ndërsa kampionati i afrohet javës së 27-të të ndeshjes në Ligue 1.

PSG-ja thuhet se do të mbikëqyrë një rindërtim të skuadrës me Kylian Mbappen, i cili do të jetë në qendër të gjithçkaje. Ylli francez tha se nuk ishte aq i befasuar nga eliminimi në Ligën e Kampionëve, duke thënë se ishte maksimumi që mund të bënin. Ai la të nënkuptohet se ende nuk është ndërtuar një skuadër në gjendje për të triumfuar në Evropë.

“Le Parisien” vlerëson se kampionëve francezë i duhen të paktën dy mbrojtës, dy mesfushorë dhe dy sulmues. Por, transferimi i gjithë këtyre futbollistëve mund të jetë problem i madh, shkaku i FFP-së.

Paris Saint-Germainit do t’i duhet gjithashtu të shesë ose të rikthejë lojtarët e tyre të huazuar që tashmë konsideroheshin të tepërt ndaj kërkesave.