Kina deri më tani nuk e ka furnizuar Rusisë me asnjë armë, pavarësisht frikës së shprehur nga vendet perëndimore që mbështesin Ukrainën.
Kështu ka thënë në Otava – ku ndodhet për vizitë zyrtare – presidenti amerikan Joe Biden.
‘Kjo nuk do të thotë se nuk do ta bëjnë, por nuk e kanë bërë ende’- vuri në dukje kreu i Shtëpisë së Bardhë! ‘Unë nuk e marr lehtë Kinën. Nuk e marr lehtë Rusinë”, shtoi ai, duke theksuar megjithatë se informacioni mbi qasjen e tyre ndoshta ka qenë “të ekzagjeruar”.
Një shi bombash vazhdon të bjerë në të gjithë Ukrainën dhe alarmi i Kievit për uzinën e Zaporizhzhias po rritet: “Ka rrezik për një dështim të sistemeve të ftohjes” dhe “kjo mund të nënkuptojë një skenar të mundshëm të Fukushimës”.