Bota e futbollit është në zi pas ndarjes nga jeta të legjendës së futbollit francez, Zhyst Fonten, në moshën 89-vjeçare.
Mëngjesin e sotëm u bë me dije se ai u nda nga jeta në shtëpinë e tij në Tuluz.
Ai njihet si një ikonë e Kampionatit Botëror, duke mbajtur rekordin për më shumë gola në një edicion të vetëm, kur në 1958 me Francën, shënoi 13 gola në 6 ndeshje.
Fonten shënoi gjithsej 30 gola në 21 ndeshje me Francën, përpara se karriera e tij të ndërpritej për shkak të një dëmtimi.
Ai ishte aktiv në 12 vite në futbollin e luajtur duke qenë pjesë e USM Kazablankës, Nisës dhe Reims, duke shënuar në total 226 gola.
Gjithashtu ai ka qenë dhe trajner i Francës për një vit dhe gjithashtu i Lushon, PSG, Tuluz dhe kombëtares së Marokut.