“Qëllimi i opozitës në këto zgjedhje është të marrë pushtetin dhe të rimodelojë qeverisjen vendore.”
Kështu u shpreh Oerd Bylykbashi, i pyetur nga Merita Haklaj, pasi u pyet sesi do ta sfidojë qeverinë një opozitë që aktualisht është e përçarë.
“Qëndresa jonë tregon se ne nuk do të tërhiqemi. Ne do të hyjmë në zgjedhje. Koaliconi ‘ Bashkë Fitojmë’ ka dy krahë, fitojmë me partitë opozitare, fitojmë edhe me zgjedhësit.”
I pyetur rreth kandidatëve të grupimit tjetër të PD-së, Bylykbashi tha se gjasat janë që të dalin me kandidatë pasi, siç u shpreh ai, “Rama u tha do të hyni në zgjedhje si Çeço.
Megjithatë, sipas deputetit demokrat, është në nderin e kujtdo që të luftojë për opozitën dhe të mbështesë kandidatët e tyre.
Sa i përket “dorës së shtrirë” të grupimit tjetër, Bylykbashi u shpreh: “Ky është kusht shumë i madh që u vihet demokratëve, që të rrëzojnë cdo gjë që kanë besuar në mbi 1 vit. Të lënë mënjanë shpresën që prodhoi Foltorja dhe 11 Dhjetori. Dhe këta të thonë do t’ju japim një xhiro biçikletën ta provoni.”
Kurse, për koalicionin, Bylykbashi shpjegoi se është zgjedhur e njejta formulë si më 6 mars, me ndryshime të vogla ndërsa theksoi se KQZ do duhet ta regjistrojë si koalicion zgjedhor pasi precedent ka.
Por si do t’i sigurojë paratë grupimi i Berishës për të bërë fushatë duke qenë se KQZ njeh grupin tjetër? Bylykbashi thotë se do të mblidhen para në mënyrë të ligjshme:
“Ne do mbledhim para në mënyrë të ligjshme. Ka vështirësi që prodhon Rama, njerëzit mund ta kenë të vështirë të kontribuojnë për PD-në. Sepse po u mor vesh mund t’u çoje inspektoriatin bizneseve.”