Gazetari investigativ Artan Hoxha deklaroi se çështja ÇEZ-DIA është tepër komplekse. I ftuar në emisionin “Log”, Hoxha tha se nuk e di se pse u thirr në SPAK i pari kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Sipas Hoxhës, dëmi i shkaktuar për këtë çështjes qytetarëve shqiptar është 600 milionë euro.

“Jam thirrur më parë në SPAK. Kjo është një çështjes që për shkak të kohës së gjatë që ka pasur në dyert e drejtësisë. Është çështjes që nuk ka objektiv vetëm Metën, por përfshin të treja palët kryesore në këtë vend. Përfshin ish-qeverinë e djathtë, Berishën, njerëz të afërt të tij, qeverinë e majtë që është sot dhe zotin Meta që ka qenë në koalicion në mandatin e dytë të qeverisë së PD dhe në mandatin e parë të qeverisë Rama. Është çështjes komplekse. Se di pse është zgjedhur i pari Meta.

Mund të thërriste këdo. Do thirren shumë të tjerë. OSHEE e sotme u privatizua në kohën e Berishës dhe më pas u shtetëzua gjatë qeverisjes së PS. Ndaj janë të përfshirë të gjithë në këtë histori. Mënyra se si e mori shteti, ishte me spec. janë 600 mln euro që rezultojnë si dëm që e kanë paguar qytetarët shqiptarë. E vetmja gjë që ka fituar shteti shqiptar është një vendim sekuestro, që iu gjet drejtuesit të DIA-s.

Historia e inceneratorëve nuk është e re, pasi ka qenë prezentë më parë me këtë çështjes. Kemi një dëshmi që është dhënë në Austri, dhe më pas në 2014 është dhënë një tjetër dëshmi. Kjo është çështjes që është kërkuar të riaktivizohej, por bëhej presion. Që t’ja mbyllnin gojën Katriot Ismailjat, ia sekuestruan paratë, dhe pensionin e nënës. bashkëshortja dhe fëmijët ikën për azil në Austri. unë u thirrja në SPAK, se gjatë hetimit që kishte bërë prokuroria, kishte deklarimet i ish-ministrit Prifti.“, tha Hoxha.