Shëndeti i stomakut mund të tregojë shenja për mbarëvajtjen e të gjithë organizmit.
Njihet si një nga dhimbjet më të zakonshme dhe më të shpeshta tek njerëzit, por që nuk duhet neglizhuar në asnjë rast.
Dhimbja sipër barkut
Dhimbja në zonën e sipërme e barkut është zakonisht një shenjë e gazrave të tepërt. Mund të jetë rezultat i ngrënies shumë shpejt, ngrënies së diçkaje që irriton stomakun apo edhe gëlltitjes së ajrit të tepërt aksidentalisht. Nëse vuani nga ky lloj dhimbje së barkut largimi nga dieta juaj i ushqimeve si pijet me gaz, birra dhe bulmetrat mund të jenë zgjidhja e duhur për të ndaluar dhimbjen.
Dhimbja poshtë gjoksit
Nëse po përjetoni dhimbje në pjesën e poshtme të kraharorit ka të ngjarë që ju të vuani nga urthi. Kjo gjendje karakterizohet tipikisht nga një shije acidike dhe një lloj djegie në pjesën e poshtme të kraharorit. Ushqimet pikante dhe pijet acidike si kafeja dhe alkooli janë fajtorët më të zakonshëm që provokojnë këtë dhimbje.
Dhimbja në zonën e poshtme të barkut
Një dhimbje e mprehtë në zonën e poshtme të djathtë të barkut tuaj është tregues i problemeve të apendesitit. Kjo dhimbje shoqërohet zakonisht me të përziera, të vjella dhe marrje mendsh. Nëse po përjetoni këtë lloj dhimbje kërkoni mënjëherë ndihmë mjeksore.
Problemet me tretjen
Një nga problemet më të zakonshme me stomakun është tretja e keqe. Ajo mund të shkaktohet nga ngrënia e tepërt, ankthi, pirja e duhanit ose ngrënia e ushqimeve të yndyrshme. Ndryshimet në stilin e jetës, të tilla si ngrënia e vakteve të vogla, të shpeshta dhe shmangia e ushqimeve me yndyrë, ose përdorimi i ilaçeve mund të ndihmojnë në shumë prej këtyre situatave”, Sidoqoftë nëse dhimbja është e vazhdueshme mund të tregojë gjithashtu kancer në stomak, ulçera, sindromë të zorrës së irrituar ose pankreatit kronik. Këto gjendje janë serioze kërkojnë një vlerësim dhe trajtim nga mjeku.
Fryrja e barkut
Fryrja e barkut është një nga simptomat më të zakonshme që njerëzit mund të përjetojnë për një mori arsyesh. Gazrat apo ndjesia e kapsllëkut janë faktorët kryesorë të fryrjes së barkutY Dieta e përditëshme është një tjetër shkak i fryrjes së barkut. Ushqime të caktuara, veçanërisht produktet e qumështit, mund të shkaktojnë fryrje dhe gazra. Kjo përfshin qumësht, djathë, akullore apo çdo gjë që përmban qumësht.
Të vjellat dhe diarreja
Kjo mund të jetë për shkak i një morie gjendjesh të trupit duke nisur që nga helmimi nga ushqimi ose ftohja, por mos përjashtoni as Covid 19. Një analizë e fundit e më shumë se 200 personave të pranuar në tre spitale në Hubei, Kinë – provinca ku filloi virusi i quajtur SARS-CoV-2, zbuloi se pothuajse 1 në 5 kishte të paktën një simptomë gastrointestinale si diarreja, të vjella ose dhimbje barku.
Kur duhet të shkoni tek mjeku?
Siç e përmendëm edhe më parë, dhimbja e stomakut është një simptomë që absolutisht nuk duhet të injorohet. Nëse dhimbja në ndonjë zonë të stomakut po barkut tuaj përkeqësohet ose vazhdon për një periudhë të zgjatur kohore sigurohuni të kontaktoni menjëherë me një mjek.