Ka mbërritur goli i parë i Giorgio Chiellini për Los Angeles FC. Dhe mbërriti në ditën e përvjetorit të pestë të ndarjes nga jeta të ish-mbrojtësit Davide Astori.
Një rastësi që sigurisht nuk ka kaluar pa u vënë re nga ish-kapiteni i Juventus-it, i cili menjëherë pasi shënoi golin e avantazhit provizor 1-0 ndaj Portland Timbers, bëri një përshëndetje ushtarake dhe më pas dërgoi një puthje drejt qiellit.
Një moment i madh emocioni për Chiellini-n, i cili më pas u pushtua nga përqafimi i të gjithë shokëve të skuadrës të tij që donin të festonin me të golin e tij të parë në MLS.
Një gol që më vonë rezultoi i rëndësishëm edhe për rezultatin, duke qenë se Los Angeles FC fitoi ndeshjen me shifrat 3-2: pasuar nga golat e Vela (penallti) dhe Opoku që i çoi vendësit në 3-0, para dy golave në fundin e ndeshjes nga Evander dhe Paredes që rihapën ndeshjen.
Giorgio Chiellini scored and dedicated his goal to Davide Astori 💜 pic.twitter.com/tfLCFvcsPT
— Italian Football News 🇮🇹 (@footitalia1) March 4, 2023