COVID-19 nuk shkakton më panik, në popullatë dhe as në sistemin shëndetësor. Ulja e infektimeve prej kohësh e ka kthyer historinë e koronavirusit në situatë normale.
Ashtu siç edhe ishte parashikuar pandemia po vjen drejt shuarjes. Në një intervistë për Euronews Albania neurokirurgu Kita Sallabanda thotë se tashmë Europa është në situatë endemike.
“Kjo po ndodh në gjithë Europën po ndodh në Spanjë. Sipas informacioneve që kemi nga buletini europian është kthyer në një endemik,” – u shpreh ai. E megjithatë, virusi SarsCov2 vijon të sjell nënvariante të reja, të cilat kanë çuar dhe në rritje me 1,7% të infektimeve në moshat mbi 65 vjeç në Europe.
“Edhe BA1, BA2 dhe XXB që ka dalë tani janë tre variante të Omicron që janë me agresivitet më të ulët, por kjo s’duhet të na bëjë të ulim vigjilencën,” – tregoi Sallabanda.
“Është vërtet që jemi të gjithë të relaksuar, nuk bëhen më testime masive, por ata që kanë shenja të COVID ne jo vetëm i testojmë por fillojmë marrim masa ti izolojmë, kemi rekomandime, të rrinë nga 1 deri në 5 ditë në shtëpi,” – shtoi mjeku.
Aktualisht në vendin tonë numërohen 160 të infektuar me COVID, 6 prej të cilëve po marrin mjekim të specializuar në spitalin infektiv.